Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Nënshkruhet Kontrata për shëndetësi në mes MSh-së dhe kompanisë austriake “Vamed”

Prishtinë, 29.10.2015

 

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani dhe përfaqësuesi i kompanisë Vamed (operator i përzgjedhur nga  Agjencioni austriak për shëndetësi dhe inxhinieri AHC), në kuadër të Projektit për modernizimin e Kardiologjisë invazive në QKUK, kanë nënshkruar kontratë për realizimin e këtij projekti.

Kontrata e nënshkruar sot kap shumën prej 2.6 milionësh nga 4.6 milionë nga kredia e dedikuar për shëndetësi, nga Marrëveshja e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Austrisë e vitit 2012.

Pra, në mes MSh-së dhe kompanisë Vamed është nënshkruar kontrata për furnizim me aparaturë mjekësore për Klinikën e Kardiologjisë Invazive dhe kontrata cila përmban kushtet e pagesës së kredisë.

Kjo kontratë do të jetë valide atëherë kur të kalon procedurat e ratifikimit në Parlamentin e Kosovës, nënshkrimi nga Presidentja e Kosovës dhe publikimi i saj në Gazetën zyrtare të Qeverisë së Kosovës