Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes

Sot, në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministri Arben Vitia (MSh) dhe Ministri Armend Mehaj (MM) kanë miratuar bazën ligjore për koordinimin e aktiviteteve në disa fusha.
Kjo Marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim rritjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndër-institucional në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat do të angazhohen dhe bashkëveprojnë në fushat përkatëse, si në vijim:
Fushën e shkollimit specialistik në fushën e shëndetësisë;
Fushën e trajnimit të vazhdueshëm profesional në lëmin e shëndetësisë;
Fushën e trajtimit mjekësor;
Fushën e mbështetjes reciproke;
Fushën e emergjencave dhe
Fushën e bashkëpunimit me institucionet përkatëse shëndetësore publike.