Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Nënshkruhet marrëveshja për grantin prej 800 000 euro ndihmë e Japonisë për shëndetësinë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të jetë përfituese e një ndihme të Qeverisë së Japonisë në vlerë prej 800.000 eurove për të siguruar pajisje dhe  mirëmbajtur ato.

 Kjo, pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Japonisë kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për zgjatjen e ndihmës së Grantit për Programin e Zhvillimit Ekonomik dhe Social në Qeverinë e Republikës së Kosovës, të nënshkruar më 21 shtator 2020.

 Ky nënshkrimin është bërë nga Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në MSh, z. Ardian Mehmetaj dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Mitsunori Ogasaware.

 Marrës i grantit të nënshkruar është Ministria e Shëndetësisë, ndërsa shfrytëzues i tij është Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për të cilën granti do të shërbejë për sigurimin e pajisjeve mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre.

 Në takimin konsultativ ku është nënshkruar marrëveshje përveç MSh dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Japonisë kanë marrë pjesë (online) edhe   Crown Agents Japan me qëllim të zbatimit të donacionit përmes “Japan’s Grant Aid the Economic and Social Development Programme” (Provision of Medical Equipment), që ka për qëllim sigurimin e pajisjeve për SHSKUK.