Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Nënshkruhet nesër Memorandumi i bashkëpunimit Kosovë-Çeki në shëndetësi

Prishtinë, 03. 06. 2010

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi do të pres nesër në Ministrinë e Shëndetësisë një delegacion të Republikës së Çekisë, të kryesuar nga Ambasadorja e këtij shteti në Kosovë, znj. Janina Hrebickova.
Në këtë takim, do të nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë në fushën e shëndetësisë.
Memorandumi parasheh fushat e ndërsjella të bashkëpunimit midis dy shteteve në shëndetësi dhe është kurorëzim i bashkëpunimit të frytshëm deri tani midis Kosovës e Çekisë.
Republika e Çekisë është një nga kontribuesit e dalluar në shëndetësinë kosovare dhe gjatë dy viteve të fundit, ajo ka ndihmuar me asistencë në ngritjen e kapaciteteve fizike e profesionale dhe infrastrukturës shëndetësore  me rreth dy milionë euro, e po ashtu edhe në fushën e edukimit të vazhduar profesional të kuadrit shëndetësor kosovarë.

Memorandumi nënshkruhet më 04. 06. 2010, në ora: 15:00, në Ministrinë e Shëndetësisë.

Pas nënshkrimit, do të ketë prononcime për media.

Ftohen mediat ta përcjellin këtë aktivitet!