Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Nga Telemjekësia e Kosovës përcillet inaugurimi i Telemjekësisë në Shqipëri

Prishtinë, 10. 12. 2010

Sot (më 10. 12. 2010) bëhet inaugurimi solemn i Fazës së Parë të Programit të Telemjekësisë në Shqipëri, ngjarje kjo që do të përcillet nga Qendra e Telemjekësisë së Kosovës.

Finalizimi i 6 qendrave të para të Telemjekësisë në Shqipëri (Tiranë, Durrës, Kukës, Shkodër, Vlorë dhe Berat) financohet nga USAID Albania, dhe mbështetet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe implementuar nga IVEH.

Me rastin e këtij inaugurimi në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës (QKT) do të realizohet edhe lidhja e parë e drejtpërdrejt mes 7 qendrave të Telemjekësisë në Kosovë ( Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Skënderaj) me 6 qendrat e Telemjekësisë në Shqipëri, (Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Berat) dhe me Universitetin e Arizonës në SHBA.
Komunikimi me të gjitha qendrat do të jetë live.
Hapja e qendrave të Telemjekësisë në Shqipëri mundëson që të bëhet integrimi virtual midis Kosovës e Shqipërisë në fushën e shkencës së mjekësisë.

Lidhja direkte realizohet nga Qendra e Telemjekësisë së Kosovës në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.