Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Nis punën Komitetit Udhëheqës i Emergjencave Pediatrike

Prishtinë, 10. 02. 2011

Në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt sot takimi i parë i Komitetit udhëheqës për zbatimin e komponentës për emergjencat pediatrike të projektit  të MSH-së “Partneriteti për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë” të përkrahur nga USAID dhe zbatuar nga AIHA.

Në këtë takim është bërë edhe zgjedhja e Kryesuesit të Komitetit Udhëheqës, që u caktua dr. Ramush Bejiqi nga Klinika e Pediatrisë e QKUK-së si dhe bashkëkryesueses , dr. Merita Vuthaj nga Ministria e Shëndetësisë.

Në takimin e parë është bërë një informim mbi komponentën për emergjencat pediatrike në kuadër të projektit të përkrahur nga USAID-i dhe AIHA si dhe janë dhënë propozime për punët që e presin këtë komitet, të themeluar ditë më parë nga ana e Sekretarit të Përhershëm të MSH-së.