Në trajnim do shkojnë 15 punëtorë shëndetësorë, 2 mjekë gastroentereolog- endoskop, 2 infermiere instrumentare në sallat e operacionit, 2 infermiere të Njësisë së Kardiologjisë në Qendrën Emergjente, 2 anesteziolog, 2 specialistë të emergjencës, 2 kirurg laporaskop, 1 infermier nga Mjekimi Intensiv dhe 1 infermiere nga shërbimi i Endoskopisë dhe 1 infermiere nga shërbimi i Emergjencës.
Në fazën e parë është realizuar donacioni i pajisjeve dhe materialit shpenzues për nevojat e Qendrës Emergjente dhe Mjekimit Intensiv. Janë dhuruar aparate të anestezionit , laparaskop, gastroskop, autoambulancë moderne e kompletuar dhe një sasi e materialit shpenzues.
Nisen për trajnim në Çeki një grup i mjekëve dhe motrave të QKUK-së