Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Një delegacion i lartë nga Çekia finalizon projektin në Qendrën Emergjente

Ky delegacion që gjatë qëndrimit në Kosovë, do të takohet me zyrtarët e lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Qendrës Klinike Universitare, do të bëjë finalizmin e një projekti disa mujor, që kishte të bënte me edukimin e vazhduar specialistik dhe trajnimet e stafit të QKUK-së në Republikën Çeke për mjekë të Emergjencës, Radilogjisë, Anesteziologjisë, Mjekimit Intensiv, etj. dhe me pajisjen konkrete të Qendrës Emergjente (QKUK) me pajisje, inventar dhe materiale mjekësore.

Vizita e delegacionit nga Republika e Çekisë vjen në kohën kur Kosova dhe Çekia kanë thelluar bnashkëpunimin dhe pas disa takimeve që ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, ka pasur me Ambaadoren e Çekisë në Kosovë, Janina Hrebickova dhe në kuadër të bashkëpunimit që në të ardhmen pritet të konkretizohet edhe me një marrëveshje bilaterale ndërshtetërore në shëndetësi midis dy vendeve.