Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Një delegacion i MSh-së po zhvillon takime pune në Kolegjin Mbretëror të mjekëve familjarë në Londër

 

Njëdelegacion i Ministrisë së Shëndetësisë i kryesuar nga Sekretari i përgjithshëmDr. Gani Shabani, po qëndron në vizitë zyrtare në Londër.

Delegacioniu takua me përfaqësuesit e Kolegjit Mbretëror të mjekëve të përgjithshëm tëBritanisë së Madhe. Gjatë kësaj vizite, po punohet intensivisht në harmonizimine mbështetjes ndërkombëtare nga Kolegji Mbretëror i mjekëve të përgjithshëm përakreditimin ndërkombëtar të mjekëve familjarë.

Në këtëdelegacion që po qëndron në Londër janë edhe shefja e Divizionit të cilësisë sëshërbimeve shëndetësore të MSh-së, mjekë familjarë, udhëheqësja e Projektit"Programi përkrahës për shëndetësinë në Kosovë" i Lux-Development dhe zyrtarë tëtjerë të këtij projekti.

Delegacioniu prit nga drejtori i zhvillimit ndërkombëtar i Kolegjit Mbretëror si dhekëshilltari ndërkombëtar për zhvillim. Kjo vizitë pune do të vazhdojë deri nëfund të javës me takime lidhur me akreditimin ndërkombëtarë të mjekëve familjarëkosovarë.