Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Një delegacion i MSh-së pritet nga Ministri turk i Shëndetësisë gjatë simpoziumit për partneritetin publiko privat në Stamboll

Prishtinë, 4 prill 2017

Ministra dhe delegacione nga Ministritë e Shëndetësisë nga Azerbajxhani, Bahreini, Kirgizistani, Kosova, Paskistani, Madagaskari dhe Arabia Saudite, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë të Turqisë kanë marrë pjesë në simpoziumin Expomed, mbajtur në Stamboll, në qendrën e kongreseve TUYAP.

Gjatë kësaj ngjarje, delegacioni i Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Zëvendësministri Kadir Hyseini ka zhvilluar një takim me Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, z. Rexhep Akdag, i cili ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën në fushën e shëndetësisë, organizimin e Javës së Shëndetësisë kosovare – turke në shtator 2017 si dhe fillimin e edukimit të stafit mjekësor kosovar, duke filluar nga ai i kardiokirurgjisë.

Kjo ngjarje ka qenë e organizuar nga Shoqata për menaxhim dhe Edukim shëndetësor (SAYED) dhe Shoqata për partneritet publiko – privat, në kuadër të panairit “Expomed Euroasia”, nga 30 mars – 2prill 2017, me pjesëmarrje edhe të spitaleve komunale ku janë trajtuar edhe turizmi shëndetësor dhe bashkëpunimi publiko–privat.

Gjatë kësaj ngjarje, pjesëmarrësit janë njohur edhe me produkte të ndryshme mjekësore si materiale ortopedike dhe shpenzuese; pajisje elektro-mjekësore dhe teknologjinë mjekësore laboratorike si dhe ndërtimi i spitaleve dhe menaxhimi i institucioneve mjekësore.