Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Njësia për të drejtat e njeriut

NDNJ e MSH-së pranon Zyrtarin për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Njësia për të Drejtat e Njeriut në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë me datën 22.06.2010 ka pranuar në Zyrën e saj  Zyrtarin  për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara .

Ministria e Shëndetësisë me pranimin e këtij punëtori sipas legjislacionit në fuqi për rekrutimin e shërbyesve civilë , ka përmbushur një nga obligimet shumë të rëndësishme në fushën e sigurimit të drejtave për personat me aftësi të kufizuara, sipas bazës ligjore: Udhëzimi Administrativ  nr. 08/2005 për Përshkrimin e Detyrave të Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Udhëzimi Administrativ Nr.  04 /2007 për Njësitë për të drejtat e njeriut ne Qeverinë e Kosovës .

NJËSIA PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Njësia për të drejtat e njeriut ka për qellim promovimin  avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave te njeriut për mandat ka të  ndërmarr masa efektive për vlerësimin e pajtueshmërisë së politikave , legjislacionit dhe aktiviteteve të Ministrisë me standarde relevante ndërkombëtare te te drejtave të njeriut

BAZA LIGJORE

Njësia për të drejtat e njeriut në Ministrinë e Shëndetësisë është themeluar përmes një vendimi  nr .05-3351  te Sekretarit Permanent më  16 gusht  të vitit 2005  sipas  Udhëzimit Administrativ të Kryeministrit Nr. 8/2005 mbi kushtet e punës për Njësitë për të Drejtat e Njeriut me Vendim te Kryeministrit të Kosovës 2005 (Nr .055) . Më 19 mars 2007 , Kryeministri Ka lëshuar Udhëzimin Administrativë  Nr. 4/2007 që ka për qellim sigurimin e strukturave dhe integrimin e Njësive për të Drejtat e Njeriut në Ministrit e Kosovës

DETYRAT E NJËSISË PËR  TË DREJTAT E NJERIUT 

Hartimin e politikave  ligjore ,udhëzimeve administrative dhe politikave për të siguruar pajtueshmëri me standardet për te drejtat e njeriut
Bashkëpunon me  Institucionin e Ombudspersonit ,dhe mbikëqyr zbatimin e rekomandimeve të  Ombudspersonit
Vlerësimin e pajtueshmërisë së Ministrisë me standardet për të drejtat e njeriut
Marrja pjesë në hartimin e ligjeve dhe akteve tjera nënligjore
Promovimin e të drejtave të njeriut
Të marr pjesë aktivisht ne punen e grupeve të ndryshme punuese ndërministrore
Aktivitete bashkëpunuese me strukturat administratave komunale ,organizatave ndërkombëtare dhe OJQ në fushen e mbrojtjes dhe promovimit te drejtave te njeriut 
Të kontribuojë në raportimin tek trupat referues te traktateve për dispozitat ndërkombëtare  për te drejtat e njeriut te zbatueshme në Kosovë .

 

POZITA E NJËSISË PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË MINISTRI

Njësia për të drejtat e njeriut është njësi nën mbikëqyrjen  e Sekretarit të Përhershëm i raporton drejtpërdrejt Sekretarit të Përhershëm 
Njësia për të drejtat e njeriut ne Ministrinë e Shëndetësisë mbulon :

-Mundësitë e barabarta
-Barazinë gjinore
-Të drejtat e fëmijëve
-Të drejtat e pakicave (minoriteteve )
-Të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
-Kundër trafikimin me Qenie njerëzore
-Kundër-diskriminimin

Aktualisht në NJDNJ-në e Ministrisë së shëndetësisë punoj :Koordinatori i NJDNJ –ë dhe Zyrtari për Barazi Gjinore .

Njësia për të drejtat e njeriut koordinon punën dhe raporton ne Zyrën Këshillëdhënëse për Qeverisje të Mirë te drejtat e njeriut dhe çështje gjinore te Zyra e Kryeministrit.

 

Kontakti :Sanie Kiçmari
Koordinatore e Njësisë për të drejtat e njeriut
E-mail:Sanie.Kicmari@ks-gov.net
Tel +038-213-281
038-200-24-127
Adresa :Rr . Zagrebit  ,Arbëria /Dragodan 10000 Prishtinë
Kati III ,zyra nr.205