Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

NJOFTIM

Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës dhe Shoqatën e Oftalmologëve të Kosovës, ekspertë nga Instituti për proteza të syve „Altestes Institut“ nga Vjena e Austrisë do të qëndrojnë gjatë muajit mars në Kosovë për vendosjen falas të protezave të syve për pacientët kosovarë.

Paraprakisht, pacientët që kanë nevojë për këtë lloj të shërbimit duhet të lajmërohen në Shoqatën Oftalmologjike të Kosovës (SHOFK), në numrin e telefonit:  044 – 220- 779, për caktimin e terminit për vizitat paraprake mjekësore.

Luten të interesuarit që kontaktin me Shoqatën Oftalmologjike të Kosovës ta bëjnë në intervalin kohor prej orës 18:00 -20:00.