Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

NJOFTIM

Në mbledhjen e mbajtur sot, më 15.02. 2012, Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) i Ministrisë së Shëndetësisë, pasi analizoi situatën (për shkak të kushteve të vështira atmosferike në vend), vendosi që të shtyhet mbajtja e provimit kualifikues për kandidatët për specializime.
Provimi kualifikues i paraparë për t’u mbajtur me datë 21 deri 24 shkurt 2012 do të mbahet prej datës 06 mars 2012 deri  09 mars 2012. 

Data, vendi dhe ora e mbajtjes së provimit specialistik, sipas grupeve dhe lëmive do të shpallen paraprakisht në web faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.