Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

NJOFTIM

Bordi Qendror për Shkollim Specialistik  (BQSHS) shpalli sot listën përfundimtare të rezultateve të kandidatëve që kanë marrë pjesë në testimin kualifikues për specializime.

Kandidatët nga Mjekësia e përgjithshme, të ranguar nga numri 1-70, janë të ftuar të marrin pjesë në intervistat individuale për përzgjedhjen e specializimit më datën 17. 04. 2012 , duke filluar nga ora 10:00, kurse nga numri 70-145 nga ora 12:00 në Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjithashtu, në intervista për përzgjedhje të specializimit janë të ftuar me datën 18.04. 2012 kandidatët e degës së Stomatologjisë, duke filluar nga ora 10:00 (kandidatët e ranguar nga numri 1-23).

Kandidatët nga komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe ata nga Mali i Zi, duhet të vijnë me datën 18.04. 2012 në MSh , po ashtu nga ora 10:00, për përzgjedhjen e specializimeve, sipas vendeve në konkurs.

Po ashtu, është miratuar edhe propozimi për zgjerim të listës nga konkursi për specializime (me vetfinancim).