Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQShS) bazuar në konkursin e shpallur, menaxhimin e procesit të përzgjedhjes bazuar në konkurs (duke përfshirë edhe testimin e kandidatëve), menaxhimin e procesit të konsultimeve me Komitetet Specialistike, kandidatët, Sekretarin e Përgjithshëm, Kabinetin e Ministrit (me theks të veçantë për miratimin e vendeve shtesë, menaxhimin e procesit të koordinimit të kërkesave nga institucionet brenda dhe jashtë vendit (Spitali i Mitrovicës, Lugina e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe Malit të Zi), publikon listat e kandidatëve të përzgjedhur nga konkursi i fundit i specializimeve sipas drejtimeve dhe lëmive të përzgjedhura (përfshirë vendet e shpallura me konkurs dhe vendet e miratuara shtesë gjatë procesit të sipërpërmendur).
Afati i ankesave fillon prej datës 6 qershor 2012 dhe zgjat 15 ditë. Luten kandidatët të cilët kanë bërë ankesa dhe parashtresa para kësaj date, që t’i përsërisin ato!