Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Njoftim

Për arsye të numrit të madh të kërkesave dhe nevojës që secila kërkesë të kompletohet dhe ekzaminohet në mënyrë të saktë, Ministria e Shëndetësisë njofton se Bordi Qendror për Regjistrim dhe Licencim, ka shtyrë afatin përfundimtar për procesin e barazvlerësimit të përvojës profesionale në njësitë e specializuara spitalore dhe klinike me thirrjen specialistike që i përgjigjet profilit të shërbimeve specialistike të ushtruara nga profesionistët shëndetësor, deri më datën 30. 09. 2012.