Prishtinë, 29 gusht 2016
Të nderuar specialistë ( të pa punësuar) të fushave mjekësore!
Ministria e Shëndetësisë është në proces të verifikimit e të dhënave të dërguara nga ana juaj. Për shkak të procedimit të hapave të mëtutjeshëm, ju lusim të sillni;
1. Kontratën e specializimit;
2. Licencën e punës dhe
3. Kopjen e letërnjoftimit
Dokumentet e kërkuara të sillen në kopje në Ministrinë e Shëndetësisë, Zyra e Personelit nr. 023, nga sot 29 gusht 2016 deri më 09 shtator 2016.
Ju faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim!