Ekspertë të Republikës së Çekisë të fushës klinike dhe të menaxhmentit shëndetësor do të mbajnë të martën dhe të mërkurën tri ligjërata në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.
Orari i ligjëratave është si vijon:
E martë, 23 shkurt:
10:30-12:00
Ligjërata e parë: Sistemi i mbrojtjes shëndetësore dhe mënyrat e financimit
14:30-16:00: Sistemi i mbrojtjes shëndetësore dhe mënyrat e financimit (vazhdim)
E mërkurë: 24 shkurt:
09:00-10:30
Ligjërata e dytë: Regjistrimi dhe distribuimi i barnave
11:00-12:30
Ligjërata e tretë: Menaxhimi i institucioneve shëndetësore
Ligjërues në këto ligjërata do të jenë ekspertët nga Çekia të fushës së mbrojtjes shëndetësore dhe menaxhimit klinik si Lukas Matysek, Tomas Roubal, Jiri Deml, etj.
Ftohen mediat të përcjellin këtë aktivitet!