Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Njoftim

Kjo punëtori është e organizuar nga grupi për luftimin e çrregullimeve nga pamjaftueshmëria e jodit dhe mikronutrient të tjerë dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Qëllimi i punëtorisë është që të njoftohen gazetarët me gjendjen në Kosovë lidhur me mungesën e mikronutrientëve, sukseset në luftimin e tyre, si mund të përmirësohet gjendja nutritive dhe shëndetësore përmes pasurimit të miellit me acid folik dhe hekur dhe planet lidhur me këto aktivitete.

Në punëtori janë të ftuar përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zyrtarë të tjerë, profesionistë shëndetësor, përfaqësuesi i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës dhe gazetarët.
Për më shumë informata gjeni të bashkangjitur programin dhe listën e të ftuarve.