Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Njoftim

Prishtinë, 06.04.2010

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) -Zyra në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe Zyrën e UN-Habitat-it në Prishtinë, shënon edhe sivjet Ditën Botërore të Shëndetit 2010.

Motoja e sivjetme e kësaj dite “Shëndeti urban ka rëndësi”, që i kushtohet efekteve shëndetësore gjithnjë e më të theksuara të urbanizimit, ka mbledhur bashkë Zyrën e OBSh-së dhe UN Habitat-it, si dhe Drejtoratet për Urbanizëm, Kulturë dhe Rini dhe Shëndetësi të KK të Prishtinës.

Me këtë rast,  më 7 Prill 2010 nga ora 10:00 në Sallën e Takimeve në Ndërtesën e re të KK të Prishtinës në Lagjen Arbëria, do të mbahet debati me temën e Ditës Botërore të Shëndetit “Shëndeti Urban ka rëndësi”.

Pos pjesëmarrësve të tjerë, në debat pritet të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë Bujar Bukoshi, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Mahir Yagcilar, Koordinatorja e Zhvillimit e KB – Znj. Osnat Lubrani, Shefi i Zyrës së OBSh-së në Prishtinë, Skënder Syla dhe Shefja e Zyrës së UN-Habitatit – Znj. Krystyna Galezia, si dhe ekspert të mjedisit dhe të shëndetësisë.