Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Njoftim

Prishtinë, 20. 10. 2010

Me rastin e 20 Tetorit- Ditës Ndërkombëtare për Mundësi të Barabarta  Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuara, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, me aprovim të Sekretarit Permanent, Dr. Ilir Tolaj ka punësuar për dy ( 2 ) ditë pune ( 20.10.2010. – 21.10.2010), me një pagesë prej 25 euro për ditë dy persona.
Personat e punësuar për këto dy ( 2 ) ditë janë : Arta Syla nga Shoqata e të Shurdhëve dhe Bajram Musliu nga Klubi Dëshira.
Një veprim i këtillë, ndërmerret në kuadër të zbatimit të Planit Kombëtar i Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Personat me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës 2009-2011.