Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Njoftim për institucionet private shëndetësore (Shprehje interesi për specializime)

Bordi Qendor për Shkollim Specialistik (BQSHS) i Ministrisë së Shëndetësisë, duke u bazuar në kërkesat e institucioneve private shëndetësore dhe në Udhëzimin Administrativ 05/2017, kërkon nga institucionet private shëndetësore që të shprehin interes dhe të bëjnë kërkesë për ndarje të specializimeve nga MSh për nevoja të tyre.

Kërkesa duhet të përfshijë llojin e specializimit në funksion të zhvillimit të këtyre institucioneve dhe të sigurojnë që institucioni/institucionet do t’i mbështesin financiarisht gjatë shkollimit specialistik dhe me punësim pas kryerjes së shkollimit specialistik kandidatët e përzgjedhur.

Për këtë konkurs, nuk mund të ketë kërkesa për këto lëmi specialistike: Kirurgji Orale dhe Ortodonci, duke qenë se nuk ka hapësirë për kryerjen e këtyre specializimeve.

Kërkesat pranohen në Zyrën e Specializimeve (MSh) deri me datë 22.01. 2021 dhe në e-mail adresën: fahrije.marovca@rks-gov.net