Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

NJOFTIM PËR KANDIDATËT PËR SPECIALIZIME

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i njofton kandidatët të cilët kanë aplikuar në konkursin për specializime se testi kualifikues do të mbahet sikur është njoftuar edhe në njoftimin e mëhershëm, më 4, 5 dhe 6 maj 2011.
Në këtë njoftim, bashkëngjitur janë listat dhe terminet e kandidatëve që testit kualifikues do t’i nënshtrohen më 4 maj ( e mërkurë) dhe 5 maj ( e enjte), derisa të gjithë kandidatët e tjerë, që i kanë plotësuar kushtet për pjesëmarrje për testim, testit kualifikues do t’i nënshtrohen më 6 maj  ( e premte).
Për kandidatët që testit i nënshtrohen të premten ( 6 maj 2011), lista do të publikohet në web faqe të MSH-së, javën tjetër, apo së paku 24 orë para mbajtjes së testit.

INFORMATA TË TJERA:

•    Kandidatët për testin kualifikues duhet të jenë të pranishëm në Qendrën e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare -QZHMF (Ndërtesa e bardhë përballë Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë), së paku 30 minuta para terminit për test;
•    Kandidati duhet të ketë me vete dokument zyrtar identifikimi me fotografi (letërnjoftim, pasaportë, patent- shoferi ose ndonjë dokument tjetër valid me fotografi);
•    Testi do të mbahet në mënyrë elektronike, ndërsa rreth procedurave teknike të mbajtjes së tij, kandidatët do t’i marrin instruksionet e nevojshme nga personat përgjegjës të autorizuar;
•    Të njëjtat lista, do të jenë të shpallura (kopje fizike) edhe në ndërtesën e QZHMF-së prej ditës së marte.