Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

NJOFTIM PËR KANDIDATËT PËR SPECIALIZIME

Njoftohen kandidatët për specializime, të cilët iu kanë nënshtruar testit kualifikues më 4, 5 dhe 6 maj 2011 se Bordi Qendror për Edukim Specialistik Postdiplomik (BQESP) fillon procesin e konsultimit me kandidatët lidhur me testin kualifikues sipas këtij orari:

1. Të hënën, më 16. 05. 2011, me stomatologët në terminet: 10:00-11:30 dhe 12:00-13:30;
2. Të martën, më 17. 05. 2011, me mjekët e përgjithshëm, që testit iu kanë nënshtruar më 5 maj, në terminet:  10:00-11:30 dhe 12:00-13:30;
3. Të mërkurën, më 18. 05. 2011, me mjekët e përgjithshëm, që testit iu kanë nënshtruar më 6 maj, në terminet: 10:00-11:30 dhe 12:00-13:30;

Konsultimet zhvillohen në Zyrën e BQESP në Ministrinë e Shëndetësisë.