Njoftohen aplikuesit që iu kanë nënshtruar testit kualifikues për specializime se Bordi Qendror për Edukim Specialistik Pasdiplomik (BQESP) shpall listën e kandidatëve të ranguar, bazuar në suksesin përfundimtar të përmbledhur nga pikët e përvojës (maksimumi 10 për qind), notës mesatare (maksimumi 20 për qind) dhe testit kualifikues (maksimumi 70 për qind).
BQESP vazhdon me fazën e tretë të konkursit, bazuar në kriteret e përcaktuara në konkurs sipas Udhëzimit Administrativ 11/2010.
BQESP i fton kandidatët që duke filluar nga java e ardhshme, të lajmërohen në Zyrën e BQESP në MSH për të shprehur interesimin për lëmin e caktuar specialistike, sipas orarit dhe termineve që do të jenë në listat e publikuara në web faqen e Ministrisë.
Gjithashtu, kandidatët luten që kur të vijnë t’i kenë përcaktuar 3 opsione për lëmi në të cilat janë të interesuar për të specializuar, në mënyrë që procesi i përzgjedhjes të lehtësohet.
Më poshtë gjeni listat me rangimin e kandidatëve sipas rezultateve të përmbledhura dhe terminet e përcaktuara për ta, në procesin e mëtejmë të përzgjedhjes së specializimeve:
Lista e farmacistëve: E hënë, 6 qershor 2011
Lista e stomatologëve: E martë, 7 qershor 2011
Lista e mjekëve të përgjithshëm: E Mërkurë 8 qershor 2011
E enjte: 9 qershor 2011
Lista e mjekëve për spitalet private: E enjte: 9 qershor 2011