Bordi Qendor për Edukim Specialistik Pasdiplomik (BQESP) i Ministrisë së Shëndetësisë me aprovim të Ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, dhe bazuar në Planin Zhvillimor Strategjik të Resurseve Njerëzore dhe në përputhje me kapacitetet e institucioneve shëndetësore, ka rritur numrin e specializimeve me vetëfinancim sipas drejtimeve për vendet sipas listës së bashkëngjitur në attachment:
• Farmaci ————————-2 vende;
• Stomatologji ——————-15 vende,
• Mjekësi e Përgjithshme —-30 vende
• Mjekësi Familjare————10 vende.
Prandaj, BQESP i njofton të gjithë kandidatët fitues sipas listave paraprake që të vijnë në MSH për të konfirmuar përzgjedhjen për specializimin e tyre.
Mosardhja e kandidatëve nënkupton se ata qëndrojnë pranë përzgjedhjes të cilën e kanë bërë me rastin e intervistimit në BQESP.
Ndërkohë, me që numri i specializimeve të mundshme është lejuar të rritet ftohen të gjithë farmacistët që e kanë kaluar pragun në testin kualifikues dhe stomatologët deri në numrin rendor 40 (sipas listës së rezultateve të fundit), që të mërkurën më 29 qershor prej orës 10:00-12:00 të paraqiten në Zyrat e BQESP në MSH për intervistim dhe përzgjedhje të lëmis specialistike.
Kurse, mjekët e përgjithshëm, që gjithashtu e kanë kaluar pragun, të lajmërohen më 30.06. 2011 prej orës 10:00-12:00 (grupi i ditës së parë të intervistimit në BQESP), ndërsa më 01. 07. 2011, prej orës 10:00-12:00 (grupi i ditës së dytë të intervistimit në BQESP), që të lajmërohen në Bord për intervistim dhe përzgjedhje të lëmisë për specializime.
Lista e specializimeve shtesë (me vetëfinancim) të lejuara nga MSH