Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

NJOFTIM PËR KANDIDATËT PËR SPECIALIZIME

 Të nderuar kandidatë,

Ju njoftojmë se provimi kualifikues për konkursin e specializimeve do të mbahet të premten, me datë 9 mars 2012, në lokalet e Qendrës për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare (QZHMF), me fillim në këto termine:

• Stomatologët prej orës 9.30

• Mjekësia e përgjithshme prej orës 13.00.

Kandidatët duhet të jenë së paku 30 minuta para terminit te cekur në QZHMF dhe duhet të kenë me vete dokument valid identifikues.
Ndërtesa e QZHMF ndodhet përballë Dekanatit të Fakultetit te Mjekësisë në Prishtinë.

Me nderime,
BQSHS