Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Njoftim për kandidatët për specializime

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i njofton kandidatët të cilët kanë aplikuar në konkursin për specializime se testi kualifikues do të mbahet më 4, 5 dhe 6 maj 2011.

Për vendin dhe orën e mbajtjes së testit për secilin kandidat, do të ketë një njoftim tjetër nga Ministria gjatë ditëve në vijim.

Ndërsa, që nga dita e sotme, listat e kandidatëve me poenët për përvojën profesionale dhe notën mesatare, janë të publikuara në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë: www.msh.rks-gov.net

Të martën (më 26. 04. 2011) dhe të mërkurën (më 27.04. 2011), në intervalin kohor prej orës 11:00-13:00, Bordi Qendror për Edukim Specialistik Pasdiplomik në Ministrinë e Shëndetësisë, do të jetë në dispozicion të kandidatëve për të shpjeguar ndonjë paqartësi eventuale rreth listave të publikuara.

 Në vijim gjeni listat e bashkëngjitura :