Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

NJOFTIM PËR KONKURSIN E SPECIALIZIMEVE

Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS), pasi ka analizuar situatën nga procesi administrativ i punës për konkursin e fundit për specializime, njofton kandidatët që kanë konkurruar për specializime se provimi kualifikues, i shpallur nga MSh-ja me datën 02. 12. 2011, planifikohet të realizohet nga data 20 deri më 24 shkurt 2012.
Data, vendi dhe ora e mbajtjes së provimit specialistik, sipas grupeve dhe lëmive do të shpallen paraprakisht në web faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.
Bordi Qendror për Shkollim Specialistik rikujton kandidatët se pjesa e konkursit për Farmacinë është anuluar.