Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Njoftim për pacientët e trajtuar në Spitalin “Mehmet Akif Ersoy” në Stamboll

Më 1 mars 2012, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalin Rajonal të Prizrenit do të qëndrojnë për vizita kontrolluese mjekësore të pacientëve që janë trajtuar/shëruar nga sëmundje kardiologjike në Turqi, ekipe mjekësore nga ky shtet.

Ministria e Shëndetësisë u sugjeron pacientëve që paraprakisht janë trajtuar në Spitalin “Mehmet Akif Ersoy” në Stamboll, që me rastin e paraqitjes për vizitë ri-kontrolluese mjekësore në QKUK dhe në SR të Prizrenit t’i bëjnë analizat biokimike, siç kanë sugjeruar mjekët nga Turqia: ALT; AST; BUM, Creatinine; HDL, LDL, Trigliceridet: HEMOGRAMI; Sedimentacioni, CRP dhe INR.

Lista e pacientëve që duhet të kontrollohen në QKUK dhe në Spitalin Rajonal të Prizrenit, bashkë me orën kur do të fillojnë vizitat  është e bashkëngjitur në atachment.