Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Njoftim për Regjistrin e barnave 5

Agjensioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore, i mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë edicionin e pestë të Regjistrit zyrtar të barnave në Republikën e Kosovës -Regjistri i barnave 5.
Ky edicion i botuar nga AKPPM, në bashkëpunim me MSh-në, Odën e Farmacistëve të Kosovës, Shoqatën Farmaceutike të Kosovës dhe Shoqatën e Distributorëve të Kosovës, është hartuar nga ekspertë të fushës së farmaceutikës në Kosovë, dhe është vazhdimësi e katër edicioneve të mëhershme. Regjistri përmban barnat e regjistruara në Kosovë deri në dhjetor 2016, ku përfshihen 3212 produkte të mbrojtura dhe 739 produkte me emra gjenerik.
Përfaqësuesit e QKMF-ve, mund të furnizohen me disa ekzemplarë të Regjistrit të barnave 5, duke filluar nga sot, përmes Divizionit të Komunikimit me Publikun të Ministrisë së Shëndetësisë.