Të nderuar/a,
Ju njoftojmë se duke u bazuar në Aneks – kontratat e nënshkruara në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe specializantëve, Neni 3 Obligimet e specializantit janë:
- Çdo specializant e ka për obligim ta dorëzoj për çdo tre muaj në MSh, formularin e Administratës Tatimore të Kosovë dhe Trustit Pensional të Kosovës, me të cilin konfirmon se nuk ka te hyra të rregullta, e as të hyra të tjera financiare.
Gjithashtu, ju njoftojmë se nëse specializanti nuk i zbaton dispozitat e kësaj kontrate, Ministria e Shëndetësisë do ta ndërpres mbështetjen financiare.
- S.
Tre mujorët:
- Prill-Maj-Qershor;
- Korrik-Gusht-Shtator dhe
- Tetor-Nëntor-Dhjetor
Formulari të dorëzohet jo më vonë se pesë (5) ditë pas çdo tremujori tek Znj. Fahrije Marovci, objekti i MSh-së, zyra nr. 011).
P.S ju lutemi që informacionin ta ndani edhe me koleget tuaj!