Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Njoftim për specializantët që kanë kontratë bazë me vetëfinancim

Bordi Qendror pёr Shkollim specialistik në mbledhjet e mbajtur me datën 18.03.2021, bazuar në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm për të përcaktuar kriteret përcaktuar kriteret për zbatimin e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës  të datës 15.03.2021 ne nr. 10/69, lidhur me paqesen e subvencioneve për specializim me VF për periudhen 01.03.2021 – 31.10.2021, pas shqyrtimit  të dokumentacionit relevant , BQSHS përcakton këto kritere dhe jep këtë mbështetje  për futjen me subvencion të këtyre kategorive:

  1. Të gjithë specializantët që kanë kontratë bazë me vetëfinancim
  2. Të gjithë specializantet që kanë aplikuar për specializim  në kategorin e vetëfinancimit dhe nuk kanë të hyra tjera, dëshmuar me ATK.
  3. Të gjithë specializantet që kanë aplikuar për specializim në kategorinë e vetëfinancimit dhe që dëshmojnë se nuk kanë kontratë tjetër , dëshmi se  kanë ndërprerë kontratën, te dëshmojnë ne vazhdimësi me ATK.
  4. Në këto kategori nuk mund të hyjnë kategoritë  tjera te specializanteve që nuk janë me kontratë bazë me VF dhe nuk kanë aplikuar me VF.

Ftohen kandidatët që të vine në MSh (me dokumentacionin e plotësuar /shih më poshtë) nga data:

22.03.2021 duke filluar nga ora 09:00-15:00 deri me datë 24.03.2021 deri në  ora 15:00

Kandidatët duhet të sjellin me vete këto dokumente:

  1. Kontratën bazë me vetëfinancim
  2. Letërnjoftimin kopje
  3. Logaria bankare
  4. Te plotesohet formulary qe e gjeni te bashkangjitur ketu

*Të gjitha këto dokumente të sillen me vete kur të vini në Ministrinë e Shëndetësisë, në datat e caktuara më lartë.

Formulari i të dhënave për specializantë – Kategoria me vetfinancim