Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

NJOFTIM PËR SPECIALIZANTËT

Bordi Qendror për Shkollim Specialistik i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton kandidatët fitues nga konkursi i fundit për specializime, se nga data 25.09. 2012 mund të vijnë në MSh që t’i marrin vendimet dhe kontratat për fillimin e stazhit specialistik, më së largu deri në fund të muajit shtator.
Njoftimi vlen për kandidatët nga Lugina e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kandidatin nga Mali i Zi, kandidatët nga komuna e Mitrovicës si dhe volonterët.