Prishtinë, 3 gusht 2016
Të nderuar profesionistë shëndetësor,
Ju njoftojmë se formulari për valorizimin e dokumenteve shëndetësore për pikët kredituese (të nevojshme) për procesin e ri-licencimit, është i publikuar në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë: www.msh.rks-gov.net, te rubrika: Bordi për Edukim të Vazhduar Mjekësor.
Formulari i përmban të dhënat e nevojshme të cilat duhet të plotësohen nga kandidatët që aplikojnë për ri-licencim bashkë me deklaratën nën betim me të cilën konfirmojmë se dëshmitë e ofruara janë valide dhe me to dëshmohet aftësimi i tyre profesional.
Dokumentet e dorëzuara duhet të jenë në njërën nga gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës, ose edhe në gjuhën angleze.