Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së sotme, e enjte  15 prill 2021 procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon me vaksinimin e pacientëve të hemodializës: për ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komunat përkatëse ku ata banojnë.

Gjithashtu, krahas vaksinimit të pacientëvë të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësor si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare.

Kurse, duke filluar nga data 16 prill 2021 (e premte) për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.

 Vërejtje:

Numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79, varet nga numri i dozave të vaksinës kundër Covid-19 në dispozicion.

ORARI I VAKSINIMIT KUNDËR COVID-19

Data Grupacioni që do vaksionet Vendi i vaksinimit
15 prill ·         Pacientët e hemodializës

·         Personat mbi 80 vjeç

·         Profesionistët shëndetësor

Salla “1 Tetori” (Prishtina)

QKMF-të e komunave

16, 17, 18 prill ·         Personat e moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike.

 

Salla “1 Tetori” (Prishtina)

QKMF-të e komunave

 

Lista e diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike

Sëmundje kronike të frymëmarrjes

 

·         Sëmundje obstruktive kronike të mushkërive

·         Astmë

·         Fibrozë intersticiale

Sëmundje të rënda kardiovaskulare

 

·         Infarktet akute të miokardit deri në 3 muaj

·         Sëmundjet  e zemrës me hipertension të rëndë pulmonar

·         Stenozë të rëndë mitrale e aortës

·         Sëmundje inflamatore  e zemrës (miokarditi, endokarditi) < 6 muaj

·         Pejsmejker  i implantuar ose pajisje kardiake deri në 3 muaj

·         Tromboza e thellë e venave deri në 3 muaj

Diabeti Mellitus

 

·         Diabeti lloji I

·         Diabeti lloji II terapia me insulinë e te sëmundjet bashkë-shoqëruese: Infarkti i miokardit, insuficienca cerebrovaskulare, stenoza e qarkullimit periferik dhe HBI

Të gjitha sëmundjet  malinje ·         C00- C97
Gjendjet imunokompromentuese

 

·         Gjendja e transplantit të veshkave

·         Sindromi  kronik nefrotik

·         Hemodializë intermitente

·         Gjendje me terapi imunomoduluese biologjike ose të kombinuar

·         Vaskulopatitë nekrotizuese, lupus sistematik eritematosus

·         Dermatopilimiositis, sklerozë sistemike