Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19

Ftohen personeli i institucioneve shëndetësore, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 me datë 5 maj 2021, që nesër, e mërkurë, 2 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për  marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur.

Personat që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë më 5 maj, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, që gjithashtu, të vaksinohen me dozën e dytë nesër.

Luten të ftuarit që t’i respektojnë terminet sipas listës!

Dozat e dyta – 1 tetori termini 2 qershor 2021