Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Njoftim rreth vaksinimit të nxënësve kundër COVID-19 me ekipe mobile

Me qëllim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë, ka organizuar për nesër   (e enjte , 25 nëntor) ekipe mobil për vaksinimin e nxënësve në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Vaksinimi, i cili do të bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës, do të zhvillohet nga ora 12:00 në mjediset e kësaj shkolle.

Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, pasi të kenë dhënë deklaratën e pajtueshmërisë për vaksinim, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin.

  • Dita/Data: E enjte , 25 nëntor, 2021
  • Koha: 12:40
  • Vendi: Gjimnazi i Shkencave Shoqërore  “Ahmet Gashi “, Prishtinë
  • Tema: Vaksinimi i nxënësve me vaksinën kundër COVID-19