Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Njoftim rreth vaksinimit të nxënësve kundër COVID-19 me ekipe mobile: Vaksinohen nesër nxënësit e SHM “Eqrem Qabej” , Prishtinë

Në vijim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë, ka organizuar për nesër   (e premte , 26 nëntor) ekipe mobil për vaksinimin e nxënësve në Shkollën e Mesme “Eqrem Qabej” në Prishtinë.

Vaksinimi bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës dhe zhvillohet nga ora 08:00 në mjediset e kësaj shkolle.

Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin, sikurse edhe mediat.

  • Dita/Data: E premte, 26 nëntor, 2021
  • Koha: 08:00
  • Vendi: Shkolla e Mesme “Eqrem Qabej “, Prishtinë
  • Tema: Vaksinimi i nxënësve me vaksinën kundër COVID-19