Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Njoftim

Me këto katër raste, numri i personave të konfirmuar si pozitiv për virusin A H1N1 në Kosovë arrin në 6 gjithsejt, që prej 15 korrikut 2009 kur është lajmëruar rast i parë si i dyshimtë, apo prej 27 korrikut 2009, kur në Kosovë është konfirmuar rasti i parë me Gripin A H1N1.

Tre prej personave të konfirmuar dje si H1N1 pozitiv para disa ditësh janë lëshuar në shtëpi pas tretmanit mjekësor në Klinikën Infektive dhe gjendjes shumë të mirë shëndetësore, ndërsa rast i fundit i paraqitur në Klinikën Infektive si i dyshimtë më 6 gusht dhe i konfirmuar dje si pozitiv, është duke u trajtuar në këtë klinikë dhe gjendja shëndetësore e këtij pacienti, gjithashtu, paraqitet e mirë.

Bëhet fjalë për një person, që ka qenë në kontakt me personin e konfirmuar pozitiv, pas kthimit nga Irlanda.

Pacienti është hospitalizuar dhe gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë.

MSh, IKShP, Klinika Infektive dhe Zyra e OBSh-së në Prishtinë, u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë dhe të kujdesshëm dhe i sigurojnë ata se gjendja epidemiologjike, pavarësisht regjistrimit të rasteve të reja të dyshimta dhe të konfirmuara me virusin A H1N1 është nën kontroll dhe fakti që gjendja shëndetësore e të prekurve nga ky virus është përmirësuar dhe ka shkuar mirë, flet se një menaxhim i mirë i rasteve është shumë i mundur dhe edhe ky grip mund të përballohet sikurse gripi sezonal.

Ndërkohë, MSh rikujton edhe një herë të gjithë se po zbatohen me përpikëri të gjitha masat e rekomanduara nga OBSh-ja për pandeminë e gripit dhe Plani i aksionit i IKShP-së dhe në këtë kuadër, nuk ka nevojë për panikë, pasi që, Kosova posedon medikamentet dhe kapacitetet e duhura fizike e profesionale, për t’u ballafaquar me situatën, me të cilën po menaxhon në mënyrë shumë të kujdesshme me sukses.