Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Nuk ka kufizim të lëvizjes në kufi për shkak të Gripit A H1N1

Në këtë drejtim, Instituti Kombëtar vazhdimisht rekomandon Ministrinë e Shëndetësisë dhe raporton për situatën epidemiologjike.

Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për zbatimin e politikave shëndetësore në Republikën e Kosovës e në veçanti zbatimin dhe realizimin e Planit të aksionit.

Andaj, Ministria e Shëndetësisë në ketë drejtim ka urdhëruar se nuk ka kurrfarë restriksione dhe përkufizime të çfarëdo natyre, qofte të mbylljes së kufijve apo përkufizimit të lëvizjes së qytetarëve që hyjnë  apo dalin nëpër kufijtë e Republikës së Kosovës.

Dhe, konkretisht, Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka kërkuar asnjë testim paraprak në virusin A H1N1 të personave që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ky sqarim i MSH-së dhe i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) bëhet pasi që në disa media të huaja është thënë se gjoja autoritetet kosovare në kufi nuk lejojnë hyrjen e personave në Kosovë nëse ata nuk posedojnë një vërtetim për një atestim se nuk e kanë gripin A H1N1 (Gripi i derrit)! 

Në këto media është përhapur dezinformata se personave që nuk kanë një atestim nga vendet që vijnë, ju kërkohet të kryejnë në kufi (të Kosovës) një testim kundrejt një pagese, ngase përndryshe nuk u lejohet hyrja e tyre në Kosovë.

MSH dhe IKSHP dëshirojnë të sqarojnë se kjo gjë nuk e vërtetë dhe se autoritetet kosovare e kanë theksuar në vazhdimësi që nuk do të ketë kufizim të lëvizjes së lirë, sepse kjo nuk është mënyra për ta parandaluar dhe luftuar Gripin e virusit A H1N1.

Autoritetet shëndetësore të Republikës së Kosovës mbesin plotësisht të hapura për bashkëpunim, jo vetëm për sa i përket Gripit të ri A H1 N1, por në përgjithësi në fushën e shëndetësisë.