Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

OBSh dhuron nesër pajisje për shëndetësinë e Mitrovicës

Të nderuar,

Nesër, më 28. 04. 2011 ( e enjte), në ambientet e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, do të bëhet dorëzim -pranimi i pajisjes Analizator i mostrave mjedisore (dheu, ajër, pluhur etj – Hand Held X-ray Fluorescent Analyzer, XLp 703A (Niton), donacion i OBSH-së për shëndetësinë e Mitrovicës.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit të këtij donacioni, do të marrë pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, autoritetet komunale për shëndetësi, mjedis si dhe shefi i Zyrës së OBSh-së në Prishtinë, dr. Skënder Syla.

Instrumenti që do të dhurohet, ofron analizë të shpejtë për qëllime të inspektimit, vlerësimit të rrezikshmërisë dhe ekzaminimin e shumë metaleve të rënda, sipas përzgjedhjes, si p.sh. plumbi, arseni, merkuri, etj., në ambient.

Vlera totale e blerjes së analizatorit është 30.320.00 euro.

OBSH-ja ka bërë trajnimin në vitet paraprake dhe certifikimin e stafit vendor, që do ta përdor këtë pajisje që do të mundësojë identifikimin me kohë të zonave me të ndotura me metale të rënda dhe ndërmarrjen e masave të reduktimit ndaj eksponimit në plumb dhe metale të tjera të rënda.

Mediat janë të ftuara që ta përcjellin këtë aktivitet!