Ju njoftojmë se nesër më 11 gusht 2010, në orën 11:00, në Qendrën e Ndihmës së Shpejtë, në Prishtinë (te Rrethi), Zyra e OBSH-së në Kosovë, do të dhurojë pajisjet për trajnim në Emergjenca Mjekësore në vlerë prej 16. 491. eurove.
Këtu përfshihen pajisjet më esenciale për kurset e trajnimit në Emergjenca Mjekësore, të cilat do të përdoren për aktivitetet trajnuese në të ardhmen, me qëllim të avansimit profesional të punëtorëve shëndetësorë që punojnë në sektorin e Emergjencave Mjekësore.
Ky donacion është mundësuar në kuadër të projektit “Përmirësimi dhe fuqizimi i Shërbimeve Paraspitalore dhe atyre emergjente mjekësore”, i financuar nga Qeveria e Luksemburgut.
Në këtë ngjarje përveç përfaqësuesve të OBSH-së, do të marrin pjesë edhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Drejtoratit komunal për Shëndetësi të Komunës së Prishtinës.
Ftohen mediet ta përcjellin këtë aktivitet!