Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

OBSH i del në ndihmë QKUK-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)-Zyra në Prishtinë i ka dalë në ndihmë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke e ndihmuar Repartin e Neonatologjisë me 50 nxehëse elektrike.

Një asistencë e këtillë teknike për QKUK-në, ka pasuar pas problemeve me ngrohje në këtë repart , për shkak të temperaturave të ulëta që kanë mbretëruar ditëve të kaluara në Kosovë dhe të cilat, për shkak të disa problemeve me ngrohje, kanë reflektuar edhe në QKUK, përkatësisht në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike dhe në Repartin e Neonatologjisë.

Nxehëset i janë dhuruar QKUK-së fundjavën që shkoi.