Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

OBSH promovon udhërrëfyesin pë kontrollin e kancerit cervikal

Prishtinë, 21. 09. 2010

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) -Zyra në Prishtinë, promovon nesër Udhëzuesin e OBSH-së për praktikën themelore: “Kontrolli gjithëpërfshirës i kancerit cervical” , i përkthyer në gjuhën shqipe.
Në këtë promovim, do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësues të OBSH-së, të IKSHP-së, QKUK-së si dhe profesionistë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shëndetësore të vendit.

Promovimi do të bëhet, pra nesër, më 22 shtator 2010 ( e mërkurë), duke filluar nga ora 10:30 në ndërtesën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP)