Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

OBSH shpall të mbyllur pandeminë e Gripit A H1N1

Drejtoresha gjenerale e OBSH-së, Margaret Chan, mori një vendim të tillë bazuar në këshillat e Komitetit Emergjent
Prishtinë, 10.08. 2010

Pas takimit të  nëntë të Komitetit Emergjent, drejtoresha gjenerale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Chan , ka shpallur të mbyllur pandeminë e Gripit të ri pandemik A H1N1.
Në një njoftim të Zyrës së OBSH-së në Kosovë, bëhet e ditur se, bazuar në këshillat e Komitetit Emergjent dhe në vlerësimin e situatës,  drejtoresha gjenerale e OBSH-së, Margaret Chan vendosi se bota nuk është më nën pandeminë e Gripit  A H1N1 dhe kështu i dha fund emergjencës që kanos shëndetin publik me interes dhe karakter ndërkombëtarë në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetësisë (2005).
Këtë vendim, drejtoresha gjenerale e OBSH-së, e ka shpallur sot në një konferencë për media, të mbajtur në orën 15: 00 në Gjenevë.

Për më shumë informata, klikoni në faqen e internetit të OBSH-së: www.who.int