Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Oda e mjekëve mban Kuvendin e II-të konstituiv dhe zgjedh kryetarin dhe nënkryetarët e saj

Prishtinë, 14 dhjetor 2017

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) mbajti sot mbledhjen konstitutive të Kuvendit të saj (legjislatura e dytë) dhe zgjodhi Pleurat Sejdiun krytar të kësaj Ode, ndërsa Rrezart Halilin e Naser Gjonbalajn për nënkryetar të saj.
Kuvendi i dytë i Odës së Mjekëve të Kosovës, i cili u konstitua sot, do t’i ketë në përbarjen e tij 141 anëtarë, ndërsa punimet e tij u përshëndetën nga kryetarja e deritanishme e kësaj Ode, Zylfije Hundozi, zëvendësministri i Shëndetësisë Granit Abdullahu, përfaqësues të odave si motra nga vende të tjera, përfaqësues të Fedearatës së Sindikateve të Shëndetësisë së Kosovës dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare nga Italia, Sllovenia, Shqipëria dhe vende të tjera.


Një raport paraprak për procesin zgjedhor nëpër njësi zgjedhore e ka prezantuar kryetari i KQZ për zgjedhjet për Odën e Mjekëve, Shaban Osmanaj, ndërsa procesi i konsitutimit të Kuvendit të dytë është mbështetur nga Projekti përkrahës i Qeverisë së Luksemburgut për Kosovë KSV 017 .