Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Pacientët me leukemi falënderojnë ministrin Alush Gashi për terapinë e siguruar

Pacientët, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, thuhet më tej në falënderimin për Ministrin Gashi, të cilët, përveç problemit të ballafaqimit me sëmundjen janë të shtyrë të ballafaqohen edhe me problemin e sigurimit të barnave për të mbijetuar sëmundjen.  “Shumica e pacientëve  dhe familjarët e tyre në të shumtën e rasteve kanë shterur edhe burimet e fundit të pasurive të tyre, për t’i blerë barnat, por nuk ja kanë dale në fund për shkak të kushtueshmërisë së lartë të tyre (Gliveec), andaj, përkujdesja institucionale dhe sigurimi i terapisë (Gliveec-ut), nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, kësaj kategorie të të sëmurëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre, jo vetëm që u ka zgjidhur problemin shumë të madh të sigurimit të terapisë aq të kushtueshme, por pacientëve u ka kthyer shpresat për vazhdimin e të jetuarit dhe dinjitetin njerëzor. Duke shpresuar që MSh do të vazhdojë t’u siguroj në mënyrë permanente dhe të qëndrueshme terapinë e domosdoshme pacientëve me Leukemi Kronike Myeloide (CML),  edhe njëherë e potencojmë se Ju jemi Shumë mirënjohës dhe falënderues”, thuhet në falënderimin e “Asociacionit Kosovar për mbështetje pacientëve me leukemi kronike”.