Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Përfaqësues të MSh-së pjesëmarrës në punëtorinë për kostifikimin dhe financimin e strategjive, programeve dhe shërbimeve shëndetësore

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNFPA të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr Gani Shabani, po marrin pjesë në punëtorinë regjionale tre ditore “Onehealth Tool”, të organizuar nga Zyra Regjionale e UNFPA-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. Punëtoria po mbahet në Antali, prej 09-11.06.2015, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shteteve të ndryshme si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Ukraina, Rumania, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Kazakistani dhe facilitohet nga ekspertët e Zyres Qendrore të UNFPA-së në Nju Jork.

Qëllimi i punëtorisë është prezantimi programit softuerik gjithëpërfshirës për shëndetësi “OneHealthTool”, i cili synon të ngris kapacitet e institucioneve vendore në kostifikim dhe modelet e ndryshme të kostifikimit lidhur me burimet njerëzore, infrastrukturën, barërat, paisjet, sitemin e informimit shëndetësor, si dhe monitorimin dhe vlerësimin.

“OneHealth Tool” është i dizajnuar nga Agjensionet Zhvillimore të Kombeve të Bashkauara për të fuqizuar analizën e sistemit shëndetësor, kostifikimin dhe financimin e strategjive, programeve dhe shërbimeve shëndetësore në nivel vendi. Ky program gjithashtu lidh objektivat strategjike dhe caqet e programeve me investimet e nevojshme në sistemin shëndetësor.

Ky prezantim i delegacionit të Kosovës në nivel të njejtëme shtetet tjera pjesëmarrëse është i rëndësisë së veçantë, duke marrë parasysh që Ministria e Shëndetësisë është në periudhën e reformës në shëndetësi dhe hartimin e planeve strategjike.