Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Përfundoi trajnimi në Kujdesin Efektiv Perinatal

Dr.  Ilir Tolaj, tha se një nga problemi më i madh në sistemin shëndetësor të Kosovës është vet faktori njeri, gjegjësisht mungesa e resurseve të mjaftueshme profesionale, prandaj, ka theksuar ai, krahas fuqizimit të kapaciteteve profesionale, kërkohet edhe shpejtimi me punë, për të kompensuar kohën e humbur dhe për të arritur rajonin dhe Evropën me aspektet e mbrojtjes së shëndetit të nënës dhe fëmijës.

Znj. Osnat Lubrani, koordinatore e agjencive të OKB-së në Kosovë, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm kursin, duke shprehur besimin se dijet dhe shkathtësitë e marra, do të barten tek gjeneratat e tjera të personelit shëndetësor.

Pakoja trajnuese e zbatuar gjatë trajnimit në Kujdesin Efektiv Perinatal kishte për qëllim ngritjen e shkathtësive profesionale teorike e praktike të mamive, obstetër-gjinekologëve, neonatologëve dhe infermierëve pediatrikë kosovarë në kujdesin obstetrik dhe neonatologji dhe në një numër fushash të kujdesit të veçantë siç është pre-eklampsia, hemorragjitë post-partale, asfiksia perinatale dhe kontrolli i infeksionit.

Ky trajnim  është në kuadër të projekteve të përbashkëta të tri agjencioneve të Kombeve të Bashkuara (WHO, UNICEF dhe UNFPA) -Përmirësimi i shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë, i financuar nga Qeveria e Luksemburgut dhe zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.